Facebook i ka tejkaluar kompanitë si Yahoo dhe eBay edhe sa i përket vlerës tregtare, thuhet në një studim të bërë nga Nyppex.

Përveç kësaj, Facebook është njëra ndër kompanitë me rritjen më të shpejtë edhe sa i përket vlerës neto të kompanisë, thuhet në të njëjtin studim.
Mirëpo, rrjeti social i cili e ka “pushtuar” botën, mbetet prapa gjigantit të internetit – kompanisë Google (vlera e parashikuar – 149 miliardë dollarë) apo platformës së tregtisë elektronike Amazon (73.5 miliardë dollarë).
Sipas Nyppex, vlera aktuale e eBay dhe Yahoo është 32.8, përkatësisht 18.4 miliardë dollarë.
Ndërsa, biznesi i shumë-përfolur kohëve të fundit, GroupOn, ka pasur një rritje prej 303 për qind, dhe vlera e tij është ngritur në 3.6 miliardë dollarë, ndërsa Twitter mbetet pas me 2.1 miliardë dollarë vlerë tregtare.
Nuk ka komente:
Posto një koment